Diego Londo është trajneri i ri i Kukësit. Veç italianit që u prezantua dje në pankinën verilindore, ishte dhe Shqiprim Taipi lojtari i radhës që firmosi me kuksianët. Deri më tani ka pasur shumë “hyrje-dalje” në kampin verilindor. Shumë futbollistë të larguar, por edhe disa të afruar. Drejtori i ri sportiv Pero Pejiç po punon intensivisht për të pasuruar organikën me elementë cilësorë.
Kuksianët ende nuk kanë sjellë në ekip njeriun “gol”, megjithatë ekzistojnë disa pista. Aktualisht Kukësi ka formuar një formacion që është thuajse plotësisht me emra të rinj krahasuar me sezonin e shkuar. Në nisjen e edicionit të ri futbollistik, gjasat janë që verilindorët të luajnë me këtë formacion:
Xhika; Miliç – Lulaj – Bytyçi – Ndreca; Sh. Taipi – Hila – Gj. Taipi; Feijao – Bahtiri – Krniç.