Kukësi do të luajë në mesjavë ndeshjen e kthimit në Kupë ndaj Lushnjes. Sfida e parë është mbyllur me fitoren minimale të verilindorëve 0-1 dhe takim i kthimit duke si formalitet duke parë cilësit që kanë dy skuadrat kanë në përbërje.
Trajneri Shpëtim Duro po mendon të bëjë një “turn over”, në këtë takim duke iu dhënë mundësi lojtarët që nuk kanë pasur shumë minuta në kampionat. Sulmuesi Çema pritet të marrë vendin e Shkurtaj në sulm, ndërsa ndryshime mund të ketë edhe në repartet e tjera.
Kukësi ndodhet në vendin e parë Superligë me 41 pikë, një pikë më shumë se Tirana e vendit të dytë. Sfida e radhës në kampionat do të jetë ndaj Bylisit në transfertë dhe stafi teknik po mendon më shumë për këtë takim duke parë që kualifikimi në Kupë është pothuajse i arritur.