Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftua se sot për vizitë zyrtare do të vijë presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin. Presidenti Çeferin pas takimeve në FFK do të ketë edhe takime tjera nga krerët e shtetit të Kosovës. Presidenti Çeferin do të jetë i shoqëruar edhe nga tre zyrtarë të UEFA-s.
Gazetari sportiv kosovar Arlind Sadiku, ka zbuluar para pak minutash, se pjesë e delegacionit të UEFA-s që do mbërrijë në Kosovë do jetë edhe sekretari gjeneral i Federates se Futbollit te Serbise, Zoran Lakoviç, që së fundmi është dhe anëtar i bordit të UEFA-s.
Lakoviç në vitin 2014 kur ishte në detyrë si sekretar i FFS-së, kishte deklaruar se, Kosova nuk do të pranohet në UEFA. Ndërsa sot i bën vizitë zyrtare Kosovës, e cila që nga viti 2016 është anëtar i barabartë me gjithë shtetet europiane.