Superliga shqiptare do zhvillojë sot sfidën e fundit për javën e gjashtë. Kalendari ka rezervuar derbin mes Tiranës dhe Partizanit, që zhvillohet në 19:45 në Air Albania. Sfida pritet me interes nga tifozët, teksa pas pesë ndeshjeve pa mbështetës për shkak të pandemisë, dyert e stadiumit kombëtar do rihapen sërish edhe për derbin.
Skuadrat vijnë nga paraqitje të ndryshme në këtë fillim sezoni. Bardheblutë e Shehit kryesojnë tabelën e klasifikimit, ndërsa Demat e Dajës nuk kanë shijuar ende fitoren e parë sezonale. Për Dajën mungojnë Kaçe, Cara, Rrapaj, Camara dhe Cardoso, teksa Tirana është e plotë. Derbin e arbitron Eldorjan Hamiti.
Formacionet e mundshme:
Tirana: Bekaj, Toshevski, Behiratche, Hoxhallari, Ismajlgeci, Toli, Najdovski, Totre, Limaj, Ngoo, Seferi (Xhixha)
Partizani: Hoxha, A.Marku, Sota, Belica, Shehi, Musta, Mala, Murataj, H.Marku, Filipovic, Junior