Stadiumi i ri kombëtar, “Air Albania” pritet që të inagurohet ditën e nesërme, në sfidën ndaj Francës. Një stadium sa i kontestuar, po aq dhe I dashur, pritet që ditën e nesërme të jetë shtëpia e 22 mijë tifozëve shqiptarë. Ndërtimi i tij gjithashtu ka bërë buj në mediat e huaja, të cilat këto ditë të fundit I kanë kushtuar një vëmendje të veçantë. Një prej tyre është dhe Gazzeta dello Sport.
Pas vizitës së sotme në Arenën Kombëtare, kryeministri Rama ka zgjedhur që të shpërndajë në rrjetin e tij social, pikërisht titullin e medias italiane për stadiumin e ri të Shqipërisë.
“Ja edhe legjendarja Gazzetta dello Sport: Shqipëria ka Ëembley-n e saj.
Kur thosha do jetë stadiumi më i bukur i Ballkanit dhe do të bëjë lajm kudo në Europë për hijeshinë e tij, çfarë nuk më dëgjuan veshët, po sot jam krenar që nesër mbrëma mikpresim me kokën lart
kampionët e botës, në Ëembley-n e Ballkanit”, shkruan Edi Rama.