Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk do të kishte ndihmë financiare për futbollin. I pari i qeverisë theksoi se të gjitha klubet deklarojnë rroga fiktive dhe jo ato që në të vërtetë lojtarët paguhen. Kjo nxiti debat të madh në vend dhe menjëherë pati reagime. Drejtuesit e klubeve u shprehën se ishin të pafuqishëm për të mbajtur futbollistët e tyre në një moment kur futbolli është paralizuar për shkak të virusit “Covid 19”.
Por, është presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që ka marrë përsipër të ndihmojë me mundësitë që janë gjitha klubet e kampionatit tonë. Sigurisht, s’bëhet fjalë për shifra marramendëse, por për të siguruar gjërat bazike. Kujtojmë që e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Kosovë, vetëm me ndryshimin se ndihma është dhënë nga Ministria e Sporteve.