Pandemia e Covid-19 ka goditur jo pak klubet e futbollit. Prej shumë muajsh në stadiume mungojnë tifozët që është një burim I madh të ardhurash për çdo skuadër.
Kriza ka prekur edhe Arsenalin që sipas mediave angleze, skuadra londineze ka marrë një borxh prej 120 milionë paund nga Banka e Anglisë për të lehtësuar borxhet nga Covid-19.
Kjo kredi duhet të paguhet deri në fund të majit me një interes që nuk është bërë publike ende. Në Angli përveç, Arsenal është edhe Tottenham që pak kohë më parë mori një kredi të ngjashme për mbuluar borxhet nga pandemia e covid-19.