Kriza ekonomike dhe administrative që ka përfshirë klubin e Gjilanit në Superligën e Kosovës ka detyruar tifozët e skuadrës që të dalin në protestë ndaj drejtuesve të klubit.
Sipas gazetës “Sheshi”, tifo-grupi “Skifterat” ka dalë me një qëndrim zyrtar, duke kërkuar dorëheqjen e kryesisë së klubit.
Menaxhimi katastrofë i drejtuesve të klubit ka rënduar edhe më shumë gjendjen e skuadrës së Gjilanit, ndërsa tifozët kanë shpalosur një banderolë ku shkruhej: “Gjilani i Skifterave, jo i uzurpatorëve”.