Partizani vijon me përformancat engative dhe kriza është e pashmangshme. Të gjithë po mundohen të gjejnë fajtorët, por askush nuk merr përgjegjësi. Në një lidhje telefonike me ”Fax Ëeb”, ish sulmuesi i të kuqve, Arbër Abilaliaj jep mendimin e tij për situatën. Ai vendos të kthehet mbrapa në kohë dhe të shikojë se sa të sukssesshëm kanë qënë trajnerët e huaj te Partizani.
“Si fillim, unë do të fajësoja anën administrative futbollistike të klubit. Nuk mund të themi e ka fajin ky trajner apo një tjetër, sepse u bë e modës tani kjo ardhja dhe ikja e trajnerëve italianë te Partizani. Nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga historia e keqe që pati me Juliano apo italianët e tjerë. Kështu që mendoj se është një keqadministrim, një mungesë eksperience deri diku për të nxjerrë leksionet e duhura nga problemet që kanë pasur më parë. Partizani ka pasur një ekip shumë të mirë deri në momentin që fitoi edhe kampionatin.
Kualitetet janë, por janë prishur shumë balanca, janë prishur ato mekanizma që ishin ngritur me shumë mund. Flisnim për një Partizan që ishte e vështirë t’i shënoje gol tani merr 5 gola në një ndeshje në derbi. Kam përshtypjen që kushdo të ishte në vendin e Sormanit do justifikonte veten. Një trajner që ka 6-7 javë që është rikthyer dhe të thotë është faji im, atëherë do të ishte më e ndershme, sepse Partizani që kishte fituar kampionatin kishte 30% më pak kualitet apo cilësi zgjedhjes seç kishte Partizani i sivjetëm ” – tha ndër të tjera Abilaliaj.
Ai shton: U prishën disa marrëdhënie të cilat mbajnë grupin të bashkuar. Erdhi italiani i parë, sulmoi Asanin. Trashi nuk shkonte mirë, Telushi nuk shkonte mirë. Nuk është normale që një trajner menjëherë të vijë të sulmojë njerëzit kyç që dhanë titullin kampion më duket pa sens.
Këto janë gabime që Partizani i ka përsëritur për së dyti, mund t’i përsërisë për së 3-ti për sa kohë shkon në këtë mënyrë. Alban Hoxha? Ka qenë pikë referimi gjithë këtë kohë. Ka qenë pak a shumë në stilin e Partizanit si i ka menaxhuar gjërat. Është e njëjta sjellje që ka pasur me trajnerin Gega, që fitoi titullin kmapion, është e njëjta sjellje që është bër me Bathën, i cili sot po del kampion, me Asanin që shkoi në Suedi. Mungon mënyra e sjelljes dhe menaxhimit me lojtarët që janë të rëndësishëm dhe kanë dhënë shumë për Partizanin.