Në vazhdim të çështjes së përmirësimit dhe zhvillimit të futbollit shqiptar, Koço Kokëdhima deklaroi se gjendja e futbollit tonë është e mjerueshme, aq sa nuk informacion për vlerën totale financiare të klubeve shqiptare dhe lojtarëve. Në “Pressing” të “ABC News”, presidenti i Apolonisë shtoi se shteti shqiptar duhet t’u shes asetet publike klubeve për 1 €, njësoj si bëri qeveria Berisha kur ndërmori nismën e shitjes së pasurive të patundshme për 1 € me reformën e ashtëquajtur “Shqipëria 1 €”.
“Dua të bëj një korrigjim. Jam partner shumë i devotshëm i FSHF-së dhe presidentit. Mbështes me vetëdije përpjekjet e tyre në arritjet e futbollit tonë për 25 vitet e fundit. Kur hyra në futboll, Federata nuk kishte asnjë lekë, s’gjeje dot një fushë. Ka një buxhet prej 15 milionë €, që shtohet nga viti në vit.
Pjesa e Federatës punon që kjo reformë të realizohet. Kanë ngritur grupe pune që kanë sjellë draftprojektet, që janë ambicioze.
Nëse Ministria e Financanve thotë që kjo nuk mund të bëhet se ka VKM, apo e ndalon ky ligj, tregon që nuk kanë kuptuar asnjë gjë nga kjo. Është thelbësore qasja e Ministrisë së Financave. Duhet reformë e thellë, që të prekë formalizimin, transparencën, anën fiskale.
Kur bëhet fjalë për reformë, duhet të ndryshohen ligjet që të depërtojnë kapitalet dhe investitorët seriozë. Por, të jemi të vetëdijshëm se ky treg duhet hapur. Nuk mund të hapet ky treg nëse nuk ka vizion. Kemi klube që nuke dimë çfarë vlerë financiare. Nuk e dimë as çfarë kostoje kanë lojtarët.
Asetet e klubeve – Ky shtet ka shitur pasuri të patundshme për 1 €, si dhe banka me pasuri të mëdha financiare për 1 euro. Kur vjen puna te futbolli, nuk ua japin klubet dhe terrenet për zhvillim sportiv për 1 €”, deklaroi kreu i partisë “Zgjidhja”.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.