Një nga kampionatet më të bukura, këtë sezon, padyshim që është Bundesliga. Ekipi që e ka bërë shumë interesant këtë kampionat, është Borussia Monchengladbach. Këta të fundit kryesojnë me 25 pikë, duke lënë pas Bayernin dhe Dortmundin.
Trajneri Marco Rose ka sjellë një atmosferë pozitive te ekipi dhe synimet për këtë sezon janë të mëdha. Synimi është zona Champions, por nësë vazhdohet kështu, pse jo edhe titullin kampion. Në ndryshim nga sezonet e tjera, lojtarët e Borussia Monchengladbach janë më të bashkuar. Në verë u shitën lojtarë të rëndësishëm si: Thorgan Hazard dhe Michael Cuisance. Ky fakt të jeptëe përshtypjen se Gladbah do binte shumë si ekip në nivel loje. Por,ajo që ndodhi është krejt e kundërta me atë që pritej.
Ndeshja e radhës për Borussia Monchengladbach është kundër Union Berlin.