Kristal Abazaj është futbollisti më i ri i Osijek.
Ish-sulmuesi i Luftëtarit në Kategorinë Superiore ka lënë pas eksperiencën negative te Anderlecht dhe ka zgjedhur kampionatin kroat për të rilindur. Një gjë të tillë e shpreson dhe drejtori sportiv i klubit, Alen Petroviç, i cili zbuloi edhe prapaskenën e këtij transferimi.
“Jemi të gjithë të lumtur me këtë marrëveshje. Abazaj do të bëj mirë me ekipin tonë dhe më pas me kombëtaren shqiptare. Anderlecht do të ndjekë zhvillimin e tij te ne. Ardhja e Abazaj do të rritë konkurrencën në pozitat e krahut, çka do i shërbejë trajnerit Zoran Zekic për të marrë më të mirën prej tyre. Diçka që na shtyu drejt 22 vjeçarit ishte dhe rekomandimi i sulmuesit kroat dhe skuadrës së Anderlecht, Ivan Santini, i cili e njohu Abazaj te belgët. “-zbuloi Petkoviç.
Abazaj është transferuar te Osijek në formulën e huazimit, me të drejtë blerje nga skuadra kroate.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.