Shqipëria nuk arrin të fitoi sërish duke barazuar 0-0 ndaj Lituanisë. Kuqezinjtë krijuan shumë raste për shënim, por që në fund sfida u mbyll me rrjeta të paprekur duke bërë kështu që Shqipëria të mos fitoi në dy takime radhazi. Në fund të ndeshjes për “Supersport”, trajneri Edi Reja u shpreh:
Barazimi ndaj Lituanisë? “Mund të them që më vjen keq pasi kishim raste për shënim e gjithashtu na u mohua një penallti në favorin tonë. Trashi kishte një mundësi pak minuta nga fundi e Seferi gjthashtu, por në fund fiton ai që shënon dhe ne sot nuk shënuam”.
Zëvendësimi I Lenjanit? “Lenjanit i dhamë mundësi në pjesën e parë më pas Trashit që ka cilësi të tjera dhe gjuajte të mirë. Janë zëvendësime të natyrshme duke parë që kemi 5 zëvendësime e Trashin e futa për t’I dhënë një tjetër shtysë skuadrës”.
Kallaku dhe 3 sulmuesit që mungojnë? “Kallaku luajti mirë ndeshjen e parë, por kjo sdo të thotë që duhet të ishte sërish në fushë Unë shpresoj që tani të ndërtoj skuadrën të plotë pasi në këtë kohë kam provuar shumë lojtarë e disa prej tyre më kanë dhënë sinjale pozitive.
Këto ndeshje duhen fituar edhe me Kazakistanin kemi krijuar shumë e gjithashtu edhe sot kemi krijuar shumë, por nuk kemi shënuar shumë gola. Në të dyja ndeshjet kemi krijuar 5-6 raste më shumë se në ndeshjet e tjera, por mbase na mungojnë lojtarët që shënojnë”.
Broja dhe Kumbulla? “Nuk kisha zgjidhje të tjera e mendoj se është vendim i duhur, por çdo kush mund të mendojë si të dojë. Kemi bërë disa hapa prapa pasi duhet të ndryshoja disa lojtarë. Kam provuar edhe shumë lojtarë të tjerë si Broja nëse do të rriten për t’I provuar në të ardhmen.
Broja bëri një ndeshje të mirë ndaj Kazakistanit e pak më mirë sot. Mbrojtësit nuk i kam ndryshuar pasi nuk janë konsumuar shumë, ndërsa kam ndryshuar mesfushorët dhe sulmuesit.
Nuk mund të presësh direkt nga këta të rinjtë që të bëjnë paraqitje shumë të mira, por janë lojtarë me të ardhme. Kemi dy ndeshje në shtëpi dhe nuk mund të bëjmë hapa false pasi duhet të fitojmë me çdo kusht. Na vjen keq pasi edhe mund të luash keq e të gjuash njëherë në portë e të fitosh. Shpresojmë që të bëjmë maksimumin në shtëpi dhe të fitojmë”.