Laçi-Partizani ishte një nga ndeshjet e sotme të çerekfinales së Kupës. Ndeshja u mbyll në barazim pa gola pas 120 minutash lojë dhe nga penalltitë, Laçi u tregua i saktë duke siguruar kështu kualifikimin.
Partizani me anë të një postimi në faqen zyrtare ka publikuar reagimin e presidentit Demi pas ndeshjes. Numri një të kuqve ka “sulmuar” ashpër gjyqtarin e ndeshjes, Kridens Meta duke e cilësuar si ordiner e palaço pasi nuk dha dy penallti të pastra për Partizanin.
“Një ordiner, një Kridens Meta, skam çfarë them tjetër, ai është një palaço djalë, ishin dy penallti të pastra. S’kam çfarë them, ndeshjen e patë vetë, jeni specialistë më të mirë se mua”, u shpre Gaz Demi.