Kosova ditën e hënë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” do të luajë ndeshjen e vlefshme për eleminatoret e EURO 2020 ndaj Malit të Zi.
Një ndeshje tepër e rëndësishme për dardanët, pasi një fitore do t’iu hapte rrugën për të ëndërruar mbi kualifikimin historik në EURO 2020.
Sëfundmi UEFA ka bërë të ditur se kush do të “ndajë drejtësinë” në “Fadil Vokrri” ditën e hënë.
Gjyqtari kryesor i takimit do të jetë nga Portugalia, Artur Dias, ndërsa do të ndihmohet nga asistentët e tjerë: Rui Licínio Barbosa Tavares (POR), Paulo Alexandre dos Santos Soares (POR) dhe gjyqtarë i katërt Hugo Filipe Ferreira de Campos Moreira Miguel (POR).