Kosova luan sot ndeshjen e saj të parë përpara publikut të vet në Prishtinë, me stadiumin “Fadil Vokrri” që hap dyert për Kombëtaren.
Ndërkohë janë publikuar dhe formacionet zyrtare të sfidës me Ishujt Faroe, me vendasit që do kërkojnë ta nisin sa më mbarë ecurinë në shtëpi, pas barazimit 0-0 me Azerbajxhanin në Baku 3 ditë më parë.