Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Zgjati shumë pak aventura e tij në krye të pankinës, trajneri i klubit të Superiores lë detyrën që në fillim të sezonit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Zgjati shumë pak aventura e tij në krye të
Mislav Karoglan

Vetëm pak javë nga starti i sezonit të ri në Superligën e Kosovës, Ballkani ka njoftuar ndarjen me trajnerin Mislav Karoglan, i cili për arsye personale nuk do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës.

Klubi nga Suhareka ka falenderuar Karoglanin për punën dhe bashkëpunimin gjatë periudhës së tij te Ballkani, duke vlerësuar kontributin e dhënë në klub.

Është kënaqësi ta kishim pjesë të familjes së Ballkanit dhe jemi mirënjohës për kontributin e tij në klub”, thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.

Në fund, klubi i ka uruar trajnerit kroat shumë sukses në vazhdim të karrierës së tij. Karoglan largohet kështu nga drejtimi i Ballkanit, ndërsa mbetet për t’u parë se kush do të marrë drejtimin e skuadrës në vazhdim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Ballkani ???????? (@fcballkaniofficial)

 

Poll

Lexo gjithashtu