Elvis Letaj nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Ballkanit. Mbrojtësi 22-vjeçar dhe klubi nga Theranda, kanë gjetur dakordësinë, për t’i dhënë fund bashkëpunimit mes tyre.
Kujtojmë se anësori i majtë u bashkua me Ballkanin në korrik të vitit 2025. Mirëpo, aventura e tij në Superligën e Kosovës me klubin në fjalë zgjat vetëm një vit dhe tashmë është lojtar i lirë.
Kujtojmë se Letaj e ka nisur karrierën e tij në Kroaci me Hajduk Split. Më vonë, mbrojtësi 22-vjeçar është aktivizuar me skuadra si Tabor Sezana dhe NK Radomlje.
NJOFTIMI:
Faleminderit, Elvis Letaj! FC Ballkani njofton se ka arritur marrëveshje të dyanshme me Letajn për shkëputjen e kontratës. Klubi ynë e falënderon Elvisin për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tij gjatë kohës së kaluar në fanellën e Ballkanit. I urojmë shumë suksese në sfidat e ardhshme të karrierës!
View this post on Instagram






