Klubi i Prishtinës, ka zyrtarizuar në rrjetet sociale, transferimin më të ri, fjala është për sulmuesin Ardian Hasani. 22-vjeçari vjen nga Trepça ‘89 dhe i bashkohet skuadrës kryeqytetase në prag të sezonit të ri në Superligën e Kosovës.
Me këtë afrim, trajneri Orges Shehi do të ketë më shumë opsione në fazën ofensive. “Ardian Hasani është futbollisti më i ri i FC Prishtinës.
Sulmuesi 22-vjeçar i bashkohet bardhekaltërve me marrëveshje të dyanshme në mes të klubit tonë dhe Trepça ‘89. Në edicionin e kaluar, ai ishte futbollisti më efikas i skuadrës mitrovicase dhe tashmë pritet të rrisë konkurrencën në repartin ofensiv, duke dhënë kontribut të rëndësishëm për ekipin gjatë sezonit 2026/27.
Pas nënshkrimit të kontratës me bardhekaltrit, Hasani u shpreh për faqen zyrtare të klubit: Jam i lumtur për këtë hap në karrierën time dhe transferimin te FC Prishtina.
Do jap maksimumin tim në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje për ta ndihmuar ekipin në objektivat e këtij sezoni. Mirë se vjen Ardian!", postimi i klubit prishtinali.
View this post on Instagram






