Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur, klubi i Superligës njofton largimin e trajnerit sapo nis kampionati, zbulohet arsyeja

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur, klubi i
Topi i Superligës së Kosovës

Mislav Karoglan nuk do të jetë më trajner i ekipit të Ballkanit. Tekniku 44-vjeçar dhe klubi i Superligës së Kosovës kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre pas 10 muajsh.

Është vetë klubi nga Theranda që ka njoftuar largimin e “timonierit” me origjinë nga Spliti i Kroacisë. Në postimin e Ballkanit, theksohet se ky largim ka ardhur për arsye personale.

NJOFTIMI:

Faleminderit, Mislav Karoglan! FC Ballkani njofton se Mislav Karoglan, për arsye personale, nuk do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës.

E falënderojmë për punën dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. Ishte kënaqësi ta kishim pjesë të familjes së Ballkanit dhe i jemi mirënjohës për kontributin e tij në klub.

Gjithashtu, i urojmë shumë suksese, shëndet dhe mbarësi në vazhdim të jetës dhe karrierës. Mirupafshim dhe suksese në rrugëtimin tënd të ardhshëm!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Ballkani ???????? (@fcballkaniofficial)

Poll

Lexo gjithashtu