Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Rikthim në “shtëpi”, Ballkani emëron trajnerin e ri që pason kroatin Karoglan

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Rikthim në “shtëpi”, Ballkani emëron
Nderim Nexhipi dhe Sami Sermaxhaj

Sami Sermaxhaj është trajneri i ri i ekipit të Ballkanit. Pas largimit të Mislav Karoglan, klubi i Superligës së Kosovës ia ka besuar skuadrën teknikut 53-vjeçar nga Kamenica.

“Njeriu i shtëpisë rikthehet në krye të skuadrës, duke marrë përsëri përgjegjësinë për drejtimin e ekipit në një moment të rëndësishëm për klubin. Sermaxhaj e njeh shumë mirë Ballkanin dhe rrugëtimin e tij, pasi ka qenë në krye të ekipit edhe gjatë periudhës nga shtatori i vitit 2018 deri në maj të vitit 2019”, shkruan ndër të tjera klubi nga Theranda.

Vlen të theksohet se Sermaxhaj ka një karrierë interesante si trajner. Më herët, tekniku në fjalë ka drejtuar Prishtinën, Ramiz Sadikun, Fushë Kosovën, Ballkanin, Ulpianën, Drenicën, Malishevën dhe Kosovën U18.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Ballkani ???????? (@fcballkaniofficial)

 

Poll

Lexo gjithashtu