Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Ndryshim i papritur, klubi i Ligës së Parë njofton largimin e trajnerit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ndryshim i papritur, klubi i Ligës së Parë njofton
Liga e Parë e Kosovës

Alban Dragusha nuk do të jetë më trajneri i FC Ferizaj. Klubi ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale për mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin, duke e falenderuar për punën e bërë me skuadrën.

Pozita e 9-të në klasifikim pas 8 javësh në Ligën e Parë të Kosovës, shtuar këtu dhe formën me oshilacione, ndikuan në vendimin e drejtuesve për të ndarrë “udhët” me Dragushën.

Ndeshjen e ardhshme në kampionat, Ferizaj do ta luajë me Mitrovicën më 10 tetor, ora 16:30. Deri në atë periudhë, skuadra do të drejtohet nga një trajner i përkohshëm, përpara se drejtuesit të caktojnë të riun në stol.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

Lexo gjithashtu