Vetëm pak momente më parë, klubi i Ferizajt ka bërë të ditur përforcimin më të ri në ekip, mesfushorin nigerian Solomon Friday Nicholas. Kontrata është 3-vjeçare, me opsion edhe për 1 vit tjetër shtesë.
“FC Ferizaj ka arritur marrëveshje me akademinë FC Bethel Sporting për transferimin e mesfushorit Solomon Friday Nicholas. 20-vjeçari nigerian është mesfushor me tipare defensive, i cili karakterizohet nga forca fizike, intensiteti dhe gatishmëria për të kontribuar në të dy fazat e lojës.
Solomon ka nënshkruar me FC Ferizajn kontratë 3-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për 1 vit shtesë. Mirë se vjen në familjen e FC Ferizajt, Solomon!”, shkruan klubi nga Liga e Parë në Kosovë. Pas 11 javësh në kampionat, Ferizaj mban vendin e 5-të me 19 pikë.
View this post on Instagram






