Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Ka luajtur me ekipet zinxhir të Vllaznisë, portieri shkodran zyrtarizohet tek ekipi kosovar

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ka luajtur me ekipet zinxhir të Vllaznisë, portieri shkodran
Kristi Qarri

Vëllaznimi i Gjakovës ka zyrtarizuar afrimin e radhës për edicionin e ri futbollistik. Klubi kosovar ka njoftuar se portieri Kristi Qarri ka firmosur zyrtarizimin dhe do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin 2026-2027.

25-vjeçari ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Vllaznisë deri në debutimin e tij në ekipin e parë në sezonin 2020-2021. Sezonin e fundit Qarri u aktivizua për ekipin e Drenicës ku nuk arriti të merrte asnjë minutë.

Qarri do të mbajë fanelën me numrin 12, ndërsa bashkohet me skuadrën kuqezi për t'i dhënë siguri katër këndëshit të portës në sfidat e këtij sezoni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Vëllaznimi (@kfvellaznimi)

Poll

Lexo gjithashtu