Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Ia punoi “pas krahëve”?! Klubi i Superligës del me deklaratën publike pas largimit të trajnerit: Ndërpreu kontratën në mënyrë të njëanshme

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ia punoi “pas krahëve”?! Klubi i Superligës del
Thomas Brdaric

Para disa ditësh, u njoftua për emërimin e trajnerit Thomas Brdaric në stolin e Al-Bukiryah FC, ekip që militon në ligën e dytë për nga rëndësia në Arabinë Saudite. Ky vendim, duket se ka lënë shije të hidhur te Malisheva, e cila përmes një reagimi zyrtar ka deklaruar se Brdaric e ka shkëputur në mënyrë të njëanshme kontratën për të pranuar më pas propozimin e arabëve.

Përmes një letre të gjatë, klubi i Superligës shkruan se pavarësisht veprimit të kroatit, ata i urojnë suksese për këtë kapitull të ri të karrierës. Sakaq, Malisheva ka vendosur t’i shkojë deri në fund çështjes duke ndërmarrë hapa ligjorë dhe institucional për ta përmbyllur këtë “histori” në përputhje me rregulloren.

NJOFTIMI I PLOTË:

NJOFTIM ZYRTAR

Klubi njofton se trajneri Tomas Brdaric ka vendosur të ndërpresë në mënyrë të njëanshme kontratën e tij të punës me klubin, pas pranimit të një oferte të re nga klubi saudit i Ligës së Dytë, Al-Bukiryah FC.

Pavarësisht mënyrës së përfundimit të bashkëpunimit, klubi e falënderon trajnerin Brdaric për angazhimin, dhe punën e bërë gjatë periudhës së tij në klub.

Në lidhje me përfundimin e njëanshëm të kontratës, klubi do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë dhe institucionalë për të mbrojtur interesat e klubit dhe për ta përmbyllur këtë çështje në përputhje me dispozitat kontraktuale dhe rregulloret në fuqi.

Trajnerit i urojmë suksese në sfidën e tij të re dhe e falënderojmë për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar me ne.

 

Lexo gjithashtu