Olt Haziri
Gjilani ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Olt Haziri. 22-vjeçari ka arritur marrëveshje me klubin dhe nga sot është pjesë e skuadrës kuqebardhë.
Haziri aktivizohet kryesisht si mbrojtës i krahut të djathtë, por mund të luajë edhe në qendër të mbrojtjes, duke i ofruar trajnerit më shumë alternativa për repartin defensiv. Futbollisti vjen te Gjilani nga Drita, ndërsa më herët ka qenë i huazuar te KF Kika dhe KF Flamurtari, ku ka fituar eksperiencë të rëndësishme.
Me energjinë dhe potencialin e tij, Haziri pritet të jetë një alternativë e vlefshme për Gjilanin në sezonin e ri. Klubi i ka uruar mirëseardhjen mbrojtësit, duke e cilësuar si pjesë të rëndësishme të projektit të skuadrës.
View this post on Instagram
Poll






