Gentjan Mezani, trajneri i Gjilanit
Gentjan Mezani është zyrtarisht trajneri i ri i Drenicës. Klubi e ka prezantuar trajnerin vlonjat përmes një postimi në rrjetet sociale, ku komunikohet se 51-vjeçari do të marrë drejtimin e kuqezinjve. Mezani në këtë detyrë zëvendëson Jeton Mehmetin i cili u shkarkua pas rezultateve jo të mira në Superligën e Kosovës.
Sa i takon Mezanit, vlonjati ka drejtuar ekipe me emër në Superiore si Laçi, Flamurtari, Luftëtari (kur garonte në elitë) dhe Bylisin, ndërsa në Kosovë pati marrë drejtimin e Gjilanit. Debutimin, Gentjan Mezani do ta bëjë në një transfertë të vështirë përballë Ballkanit, ndeshje që do të luhet më 30 tetor, ora 13:00.
View this post on Instagram






