Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Dje mbylli bashkëpunimin me Teutën, Gentian Selmani nuk humb kohë dhe prezantohet te ekipi i ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dje mbylli bashkëpunimin me Teutën, Gentian Selmani nuk humb
Gentian Selmani

Gentian Selmani është lojtari më i ri i Balkanit në Superligën e Kosovës. Pasi mbylli bashkëpunimin me Teutën e Durrësit në Superiore, 28-vjeçari ka vendosur të bashkohet me ish-klubin ku ka drejtuar Ilir Daja mes viteve 2022-2024.

FC Ballkani ka siguruar shërbimet e portierit shqiptar Gentian Selmani, i cili sjell në skuadër përvojë të rëndësishme nga kampionati shqiptar, ai turk dhe Kombëtarja e Shqipërisë.

I lindur më 9 mars 1998 në Krujë, Selmani është formuar si portier në futbollin shqiptar, ndërsa gjatë karrierës së tij ka mbrojtur edhe në Turqi, ku ka qenë pjesë e Menemen FK dhe Boluspor, duke regjistruar paraqitje në kategorinë e dytë turke dhe në Kupën e Turqisë.

Në sezonin e fundit, Selmani ishte pjesë e KF Teutës, ku ishte një nga portierët kryesorë të skuadrës dhe regjistroi 40 paraqitje në të gjitha garat gjatë sezonit 2025/26.

Me përvojën e fituar në Shqipëri dhe jashtë saj, Selmani i bashkohet Ballkanit për të qenë një vlerë e rëndësishme mes shtyllave të portës”, postimi i klubit të Ballkanit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Ballkani ???????? (@fcballkaniofficial)

Poll

Lexo gjithashtu