Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Dikur pjesë e klubeve elitare të Superiores, mesfushori NJOFTON largimin nga ekipi që ra një kategori më poshtë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dikur pjesë e klubeve elitare të Superiores, mesfushori
Erisildo Smaçi

Erisildo Smaçi nuk do të jetë më pjesë e klubit të Prishtinës së Re. Vendimin e ka komunikuar vetë mesfushori përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, ku shprehet falenderues për këtë përvojë në Superligën e Kosovës.

“Shpresoj të riktheheni sa më shpejt atje ku ju takon”, shkruan më tej 27-vjeçari që e mbyll pas 7 muajsh këtë aventurë dhe pritet të jetë një “okazion” në merkato.

Rënia nga kategoria e skuadrës në fundin e sezonit që sapo lamë pas ndikoi në këtë zgjedhje të futbollistit, i cili tashmë do të vlerësojë mundësitë e tregut për hapin e tij të radhës.

Përpara kalimit te Prishtina e Re, Smaçi ishte pjesë e Drenicës po në Superligë. Në të kaluarën, mesfushori ka luajtur gjithashtu edhe për klubet elitare të kampionatit shqiptar si Dinamo, Tirana dhe Laçi, teksa fillimet i pati te Partizani, më saktë te grupmoshat U-19.

ZYRTARE/ Dikur pjesë e klubeve elitare të Superiores, mesfushori
"Story" i Erisildo Smaçit

 

Poll

Lexo gjithashtu