Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Dikur ishte lider te Kombëtarja shqiptare, ish-mbrojtësi kuqezi merr drejtimin e ekipit të Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dikur ishte lider te Kombëtarja shqiptare, ish-mbrojtësi
Hasi, Dallku dhe Curri

Ish-mbrojtësi i Kombëtares (64 ndeshje, periudha 2005-2013), Armend Dallku, tashmë në pozitën e trajnerit, është prezantuar te ekipi i Dukagjinit në Superligën e Kosovës.

Për 43-vjeçarin, ky është një rikthim në ekip, pasi i ka drejtuar nga viti 2020 deri në 2024. “KF Dukagjini njofton se ka arritur marrëveshje me kryetrajnerin e ri, Armend Dallku, i cili rikthehet edhe një herë në krye të skuadrës sonë.

Dallku është një emër i njohur për klubin dhe futbollin kosovar, ndërsa rikthimi i tij përfaqëson një hap të rëndësishëm në vazhdimësinë e projektit dhe ambicieve të KF Dukagjinit.

Klubi beson se përvoja, profesionalizmi dhe përkushtimi i tij do të jenë vlera të rëndësishme në arritjen e objektivave tona sportive”, ka shkruar klubi i Dukagjinit. Përveç skuadrës në fjalë, Dallku ka drejtuar edhe Prishtinën e Vushtrrinë.   

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Dukagjini (Klinë) (@kfdukagjini)

Poll

Lexo gjithashtu