Laorent Shabani do të jetë futbollisti më i ri i Varbergs BoIS. Sulmuesi 27-vjeçar ka vendosur që të largohet nga ekipi i Ballkanit, për të nisur një aventurë të re në ligën e dytë suedeze.
Është vetë klubi nga Theranda që ka njoftuar shitjen e Shabanit. Kujtojmë se sulmuesi u bashkua me Ballkanin në korrik të këtij viti, pasi mbylli aventurën në Superiore me Partizanin.
NJOFTIMI:
Faleminderit, Laorent Shabani! FC Ballkani ka arritur marrëveshje me klubin suedez Varbergs BoIS për shitjen e Laorent Shabanit. Laorent, faleminderit për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë në fanellën e Ballkanit. Të urojmë shumë suksese në aventurën e re në Suedi dhe sa më shumë arritje në vazhdim të karrierës! Suksese në kapitullin e ri!
View this post on Instagram






