Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Vushtrria jep shenja “jete” dhe merr fitoren e parë të sezonit, Drenica – Feronikeli prodhon 4 gola (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
Vushtrria jep shenja “jete” dhe merr fitoren e parë të
Superliga e Kosovës

Janë zhvilluar ditën e sotme dy ndeshjet e radhës të javës së 8-të në Superligën e Kosovës. Vushtrria ka marrë fitoren e parë të sezonit përballë Gjilanit, duke i mposhtur minimalisht 1-0, në sfidën që nisi prej orës 14:00. 

Në anën tjetër, sfida mes Drenicës dhe Feronikelit përfundoi në barazimin 2-2. Me këto shifra, Drenica mban vendin e 7-të me 10 pikë, tre më shumë se Feronikeli i një vendi më poshtë.

Kujtojmë se nesër do të mbyllet edhe java e 8-të me ndeshjen e fundit mes Prishtinës dhe Dukagjinit, përcaktuar për t'u nisur në orën 18:00. 

 

Lexo gjithashtu