Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

VIDEO/ Një “maestro” me topin në këmbë, Edon Zhegrova “turbullon” mbrojtjen austriake para se të shërbejë për golin e Asllanit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Një “maestro” me topin në këmbë, Edon
Edon Zhegrova

Disa lëvizje “mjeshtërore” me topin mjaftojnë për të krijuar rastin perfekt për golin. Edon Zhegrova e “ekzekutoi” më së miri këtë praktikë në ndeshjen që Kosova barazoi 1-1 me Austrinë, takim i vlefshëm për raundin e katërt të Ligës s Kombeve në Ligën B.

Ishte pikërisht sulmuesi i Juventusit, i cili “gatoi” dhe golin e parë për Kosovën, duke ia kaluar topin Fisnik Asllanit i cili s’e kishte aspak të vështirë për ta dërguar në fundin e rrjetës.

Përmes një videoje të publikuar në profilin në rrjetin social në Instagram, Edon Zhegrova tregon pak nga “magjia” e tij me topin, duke i shkaktuar probleme mbrojtjes austriake.

Momentalisht, Kosova mban vendin e dytë me 5 pikë, 3 më pak se Austria kryesuese. Dy ndeshjet e ardhshme, “Dardanët” do t’i luajnë në nëntor, përballë Izraelit më 14 në “Fadil Vokrri” dhe 3 ditë më vonë me Irlandën në transfertë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Lexo gjithashtu