Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

VIDEO/ Ndodh edhe kështu, ekipi shqiptar fiton ndeshjen duke pirë kafe

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ndodh edhe kështu, ekipi shqiptar fiton ndeshjen duke pirë kafe
Lojtarët e Ballkanit duke pirë kafe

Ditën e sotme, prej orës 14:00, ishte planifikuar të luhej ndeshja Vushtrria – Ballkani, e vlefshme për javën e 11-të në Superligën e Kosovës.

Por skuadra e Vushtrrisë nuk u paraqit në fushë, ndërsa lojtarët e Ballkanit e fituan ndeshjen në tavolinë, duke pirë kafe në restorantin e stadiumit. Pamjet janë bërë virale nga “Klan Kosova”.

Përveç humbjes, pritet të shihet nëse do të ketë edhe gjobë për Vushtrrinë, e cila mban vendin e fundit në tabelë me 3 pikë.

 

 

 

 

Lexo gjithashtu