Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

VIDEO/ La Austrinë për tokën shqiptare, sulmuesi Berisha “dërrmon” i vetëm kuqezinjtë! Mbyllet ndeshja me rezultatin e thellë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ La Austrinë për tokën shqiptare, sulmuesi Berisha
Ballkani - Drenica

Në “çeljen” e javës së 12-të në Superligën e Kosovës, mes Ballkanit dhe Drenicës, skuadra nga Suhareka fitoi thellë, 4 - 0. Protagonist te vendasit ishte shqiptari i Kosovës, Albin Berisha.

Sulmuesi 25-vjeçar vetëm gjatë merkatos së kësaj vere iu bashkua Ballkanit, të cilit iu bashkua pasi la Ligën e Dytë të Austrisë, ku luante me Kapfenberg.

Berisha shënoi 2 gola, konkretisht në minutat e 20-të dhe 47-të. Finalizimet e tjera te Ballkani mbajtën “firmën” e Giovannit dhe Vokrrit.

Pas 12 javësh, Ballkani ngjitet në vendin e 4-t me 12 pikë, kurse Drenica nuk njeh fitore në 5 ndeshjet e fundit, në pozitën e 8-të, në “zonën e ftohtë” të tabelës.

Lexo gjithashtu