Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

VIDEO/ Hekuran Berisha përmbysi i vetëm rivalin brenda 7 minutash me Kosovën, Dinamo e Ilir Dajës bëhet me “krahë”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Hekuran Berisha përmbysi i vetëm rivalin brenda 7 minutash me
Hekuran Berisha dhe Ilir Daja

Talenti i Dinamos, Hekuran Berisha, i dha fitoren 2 – 1  Kosovës U21 përballë Qipro U21, ndeshje e mbajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë. Edhe pse rivali kaloi i pari në epërsi, minuta e 52-të, Berisha i vetëm ia doli të realizoi përmbysjen e madhe.

Fillimisht në minutën e 69-të, sulmuesi i Dinamos gjeti golin e barazimit të përkohshëm. 7 minuta më vonë, lojtari i drejtuar nga trajneri Ilir Daja te kryeqytetasit asistoi te finalizimi i Lirim Jasharit.

Për këtë paraqitje mbreslënse të Berishë, ka reguar edhe klubi dinamovitë, ndërsa shkruan: “Sulmuesi i Dinamos, Hekuran Berisha, ka gjetur rrugën e rrjetës me Kosovën U21, në fitoren ndaj Qipros. Krenarë për ty Hekuran.”

Takimi në fjalë ishte i vlefshëm për kualifikuset e Kampionatit Europian, grupmosha U21.

Pas 9 ndeshjesh të luajtura në Grupit A, Kosova renditet në pozicionin e 4-të me 14 pikë, pas Finlandës (22 pikë), Spanjës ( 21 pikë, por një ndeshje më pak) dhe Rumanisë (16 pikë). Renditja vijon me Qipron (3 pikë) dhe e mbyll San Marino (0 pikë).  

 

Poll

Lexo gjithashtu