Prishtina
Janë zhvilluar ditën e sotme dy ndeshjet e javë së 12-të të Superligës së Kosovës, aty ku Drita dhe Prishtina kanë dalë me pikë të plota.
Kanë qenë fillimisht kampionët në fuqi, Drita, që mposhti Vushtrrinë me rezultatin 3-1. Përcaktues golat e Arthur, Nguenas dhe Dabiqajt. Në anën tjetër, edhe Prishtina e Orges Shehit ia del me sukses të kalojë Llapin, shifrat minimale 0-1. Për kryeqytetasit vendosi goli i Kryeziut.
Me këto rezultate, Prishtina barazon me pikë Malishevën kryesues në 26 të tilla, ndërsa Drita ndjek e treta me 23. Sa i përket Vushtrrisë, ata ndodhen të fundit me 3 pikë, 2 më pak se Llapi i parafundit në klasifikim.
View this post on Instagram






