Prishtina - Drita
Ka përfunduar kryendeshja e javës së 11-të në Superligën e Kosovës mes Prishtinës pritëse dhe Dritës.
Kampionët në fuqi fituan thellë në kryeqytet, 3 – 0, ndërsa prishtinalitë e drejtuara nga Orges Shehi marrin “goditje” para tifozërisë së tyre.
Pjesa e parë u mbyll me golin e Blerim Krasniqit. Në fraksionin e 45 minutave të dyta, Drita rriti epërsinë me Balajn, minuta e 62-të, dhe Nguena (84’). Pas 11 javësh, kreun e mban Malisheva me 26 pikë, ndjekur nga Prishtina (23) dhe Drita (20).






