Vedat Muriqi
Sot, prej orës 18:00, Kosova do të presë Austrinë, në një ndeshje të vlefshme për Ligën B të Ligës së Kombeve.
Në prag të përballjes, trajneri i “Dardanëve”, Franco Foda, ka bërë të qartë se sulmuesi kryesor i ekipit, Vedat Muriqi, do të jetë në fushë, gati për të dhënë kontributin e tij në një përballje kaq të rëndësishme.
Kjo qasje tregon qartë se nuk ka asgjë serioze për bomberin shqiptar të Kosovës. Muriqi pësoi një dëmtim në stërvitje para ndeshjes me Izraelin, duke u lënë jashtë për atë duel, ndërsa tani është gati të ndihmojë skuadrën për të marrë 3 pikët ndaj Austrisë së “hidhur”.
Poll






