Skuadra e Llapit e ka nisur keq sezonin e ri në Superligën e Kosovës, ashtu siç e mbylli edicionin e kaluar, mes pasigurive në lojë e rezultate.
Të besuarit e Tahir Batatinës numërojnë 4 humbje dhe 13 gola të pësuar në 4 javë të luajtura, bilanc “katastrofal”.
Ende e paqartë nëse është strategji për të larguar presionin nga vetja dhe ekipi apo situata është bërë kritike në arbitrim, teksa trajneri Tahir Batatina ka hedhur akuza të forta.
“3 pikët e fitores, Dukagjinit ia dha arbitri Rrezarti. Nuk duhet familjarizim, e kam dikë në federatë dhe ta vendos për të arbitruar ndeshje. Është turp”, ishin fjalët e Batatinës.
Vlen të përmendet se “fërkimet” mes trajnerit në fjalë dhe arbitrave nuk janë “risi”, pasi kjo qasje ka kohë që ndodh.






