Prishtina
Prishtina ka mposhtur Dritën, në ndeshjen e vlefshme të javës së 2-të të Superligës së Kosovës. Sfida e prapambetur që u mbajt pikërisht sot, përfundoi në favor të kryeqytetasve, 1-2.
Ekipi i drejtuar nga Orges Shehi iu fal golave të shënuar nga Baftiu dhe Kryeziu, ndërsa në radhët e gjilanasve mendoi Krasniqi. Tre pikë tejet të çmuara për Prishtinën që merr kreun e klasifikimit pas javës së 12-të duke parakaluar Malishevën.
Momentalisht, Prishtina shkon në kuotën e 29 pikëve, 2 më shumë se Malisheva. Sakaq, Drita mbetet e 3-ta në klasifikim në kuotën e 23 të tillave.






