Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Prishtina e Shehit luan “poker” përballë Llapit, fitore minimale nga kampionët

Shkruar nga NEWSPORT
Prishtina e Shehit luan “poker” përballë Llapit, fitore
Prishtina

Sonte janë luajtur dy ndeshjet e tjera të javës së tretë të Superligës së Kosovës. Fillimisht ishte Drita që ia doli të fitojë minimalisht 0-1 në transfertë përballë Vushtrrisë. Deçiziv rezultoi goli i shënuar nga sulmuesi Manaj në minutën e 77-të.

Në anën tjetër, Prishtina e Orges Shehit ka mposhtur me “poker” golash Llapin në shtëpi. Në pjesën e parë shënoi Diatta, ndërsa në fraksionin e dytë menduan Krasniqi, sërish Diatta (i dyti personal) dhe Fazlija për t’i dhënë tri pikët kryeqytetasve.

Kështu, Prishtina dhe Drita qëndrojnë në të njëjtën kuotë pikësh, 6 sosh dhe mbajnë vendet e 3-ta dhe respektivisht të 4-tin.

Poll

Lexo gjithashtu