Përmes postimit në rrjetet sociale, gazetarja dhe moderatorja sportive, Qeqa Krelani ka shpërndarë një status të gjatë për aventurën e trajnerit Ardian Nuhiu te Drita e Gjilanit. Kritikat e Krelanit kanë qënë në masë, madje edhe “therëse”, pasi Nuhiu nuk e ka nisur mirë te kampionët e Superligës së Kosovës, 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.
“Çfarë pa Drita sot te Ardian Nuhiu, që nuk mundi t’ia shihte për katër vjet? Për katër vjet, Ardian Nuhiu më shumë i ka humbur Dritës trofe sesa që i ka fituar. Për katër vjet, Dritës ia ka fituar vetëm një Superligë.
Tahir Batatina, i cili edhe zyrtarisht është ‘trajner i vetëshpallur’, ka arritur të fitojë më shumë trofe sesa Ardian Nuhiu. Drita nuk e ktheu një trajner që pasi u largua herën e parë, shkoi te një klub tjetër, shpërtheu, fitoi trofe, ndërtoi diçka të madhe dhe u kthye si versioni më i mirë i vetes.
Drita e riktheu një trajner që Shkupi e shkarkoi. Shkëndija e shkarkoi. Gjilani e shkarkoi. Tirana e shkarkoi. Domethënë, Drita e ka rikthyer kampionin e shkarkimeve.
Të eliminohesh prej një ekipi të Andorrës me lojtarë që paradite janë në ndërrim si kamarierë dhe picierë, ndërsa në mbrëmje veshin fanelën, hyjnë në fushë dhe të nxjerrin nga Europa, është turp futbollistik.
Të mundë lojtari që duhet t’i kërkojë shefit leje prej punës për të ardhur të luajë kundër teje, është turp. Turpi nuk është i tyre që i bëjnë dy punë. Turpi është i yti që e ke vetëm një dhe prapë të eliminojnë, ai që futbollin duhet ta përshtatë me orarin e punës tjetër.
Drita po luan kundër Vushtrrisë, një skuadër që ishte diskutueshme nëse do të vazhdonte në Superligë. Pjesa e parë u mbyll 0-0. Drita edhe mundet të fitojë në pjesën e dytë. Po kundër Vushtrrisë, çështja nuk është a fiton.
Çështja është pse i duhen gati 80 minuta për të parë që Drita është Drita?” Ardian Nuhiu mbajti pozitën e trajnerit te Tirana në sezonin 2025-2026, i shkarkuar pas 4 muajsh, e përkthyer me 4 fitore, 6 barazime dhe 8 humbje.
View this post on Instagram






