Drita - Malisheva
Superliga e Kosovës u rikthye sot për ndeshjet e javës së 8-të. Ballkani mposhti në transfertë Llapin, me shifrat minimale 0-1, ndeshje e zhvilluar prej orës 14:00.
Goli i shënuar nga Albin Berisha në minutën e 60-të rezultoi deçiziv për suksesin miqve. Edhe Malisheva në anën tjetër ka mposhtur Dritën po në transfertë me të njëjtat shifra. Përcaktues rezultoi goli i Dzemal Ibishit.
Me këto rezultate, Malisheva merr kryesimin duke shkuar në kuotën e 19 pikëve, një më shumë se Prishtina. Në anën tjetër, Ballkani qëndron në vendin e tretë me 13 pikë. Sa i përket Llapit, ata ndodhen në vendin e 9-të me vetëm 3 pikë, teksa Prishtina në të 6-tin me 11 sosh.






