Drenica
Ballkani i Suharekës do të presë sot, nga ora 13:00, Drenicën, në kuadër të javës së 12-të të Superligës së Kosovës.
Kuqezinjtë nga Drenica nuk po kalojnë një moment të mirë, pasi kanë regjistruar vetëm një fitore në katër ndeshjet e fundit. Kjo ecuri i ka lënë në vendin e shtatë, pranë “zonës së ftohtë” të tabelës.
As Ballkani nuk po përmbush pritshmëritë këtë sezon. Skuadra nga Suhareka renditet në pozitën e gjashtë me 16 pikë, dhjetë më pak se liderja e kampionatit, Malisheva.






