Është tepër e vështirë, për mos të thënë e pamundur të kuptohet se si qëndron e vërteta mes mbrojtësit Amir Rrahmani dhe Federatës Kosovare të Futbollit.
Para disa ditësh, lojtari e shprehur hapur se nuk do të kthehet te Kosova, deri në një moment të dytë, pasi është ndjerë i kërcënuar nga persona që kanë të bëjnë me federatën.
Së fundmi, është publikuar dokumenti, ku FFK i dërgon klubit të Napolit lejen për ta përfshirë Rrahmanin në ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndërsa në të shkruhet:
“I nderuar Zonjë/Zotëri,
Ekipi Kombëtar i Kosovës gjatë shtatorit/tetorit do të luajë katër ndeshje të Ligës së Kombeve UEFA, kundër Republikës së Irlandës, 2 ndeshjeve kundër Austrisë dhe Izraelit. Ndeshjet do të zhvillohen më 24 shtator, 27 shtator, 1 tetor dhe 4 tetor.
Prandaj, në përputhje me Kalendarin Ndërkombëtar të Ndeshjeve të FIFA-s, dëshirojmë t'ju informojmë se lojtari Z. Amir Rrahmani është përfshirë në listën paraprake të skuadrës. Vendimi përfundimtar në lidhje me ftesën do të merret deri më 18 shtator
Kampi stërvitor për ndeshjet e ardhshme do të fillojë më 21 shtator në orën 13:00, dhe në rast se ky lojtar zgjidhet, ai do të jetë me Ekipin Kombëtar deri më 5 tetor.
Shpresojmë në përgjigjen tuaj pozitive për ta liruar Z. Rrahmani nga detyrat e tij në klubin tuaj.
Me respekt,
Bajram Shala, Menaxher i Ekipit Kombëtar A’”.






