Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Kampionët përballë ekipit të Orges Shehit, në Superligë ndizet gara për titullin

Shkruar nga NEWSPORT
Kampionët përballë ekipit të Orges Shehit, në
Drita - Prishtina

Drita pret sonte Prishtinën në Gjilan, në ndeshjen e vlefshme për javën e 2-të (nuk është zhvilluar më herët), sfidë e cila pritet të nisë në orën 13:00.

Një përballje e tillë do të ketë shumë ndikim edhe për ecurinë e garës për titull, pasi dhe distanca në pikë paraqitet e ngushtë mes tre skuadrave.

Aktualisht, Prishtina mban vendin e dytë në kuotën e 26 pikëve, një më pak se Malisheva kryesuese dhe 3 më shumë se Drita. Në rast se kryeqytetasit do të marrin maksimumin e pikëve sot, do të kalonin në renditje Malishevën duke shkuar në 29 pikë, dy më shumë se rivalët.

Në anën tjetër, një fitore e kampionëve në fuqi do të bënte që gjilanasit të barazonin me pikë Prishtinën dhe t’i jepnin shans Malishevës për shkëputjen. Ndërsa një barazim, nuk do t’I konvenonte askujt.

Lexo gjithashtu