Goli i Isgandarlit ndaj Gjilanit
Malisheva po tregon nivel të larttë në këtë sezon të ri të Superligës së Kosovës. Pas 4 javësh të luajtura, ekipi i drejtuar nga ish-trajneri i Vllaznisë, Thomas Bradric mban vendin e 2-të me 10 pikë, 2 më pak se lideri i Prishtinës.
Malisheva ka rastin e artë për të parakaluar përkohësisht kryeqytetasit në tabelë, pasi luan sot ndaj Dukagjinit në transfertë (java e 5-të), çka do të thotë se ky takim do të ketë interes edhe për trajnerin e Prishtinës, Orges Shehi.
Lojtari i momentit te Malisheva është Vusal Isgandarli, ish-sulmuesi i Partizanit, i cili grumbullon 3 gola në vetëm 1 ndeshje të Superligës së Kosovës, ritëm i “shfrenuar”.
Poll






