Janë zhvilluar dy ndeshjet e radhës të javës së parë të Superligës së Kosovës, për sezonin 2026/27.
Malisheva nuk është kursyer aspak në transfertë, duke mposhtur me rezultatin e thellë 1-6 Vushtrinë.
Golat për skuadrën e Thomas Brdaric u shënuan nga Dulaj, Uka dopietë, Kryeziu, Xhylani dhe Bushaj. Në anën tjetër, për vendasit shënoi Sahiti pak momente nga fundi i takimit, gol që vleu sa për statistikë. Me këtë rezultat Malisheva kap vendin e parë me tre pikë, ndërsa Vushtria në të fundit.
Sakaq, përballja tjetër mes Drenicës dhe Dukagjinit nuk dha fitues, me skuadrat që u ndanë në barazimin pa gola. Vetëm një pikë për të dyja që mbajnë vendin e 3-të dhe të 4-të në renditjen e klasifikimit.
Kujtojmë se një ditë më parë, pra të premten Gjilani fitoi në transfertë 1-3 përballë Feronikelit, ndërsa të dielën mbyllet dhe llogaria e kësaj jave me duelet Drita - Llapi dhe Prishtina - Ballkani.






