Ardian Nuhiu
Edhe pse u konsiderua përballje e lehtë kundër Inter Escaldes në fazën Play-Off të Conference League, Drita e Gjilanit dështoi të kualifikohet, pasi humbi 4 – 2 nga penalltitë, ndërsa koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyll 0 – 0.
Takimi i parë i mbajtur në Prishtinë nuk prodhoi fitues, 2 – 2. Ky eliminim nuk është pritur mirë nga tifozët e Dritës, të cilët reaguan ashpër kundër trajnerit Ardian Nuhiu në postimin e klubit të Dritës, aq sa klubi gjilanas mori vendimin drastik, mbylljen e komenteve.
Nuhiu ka 4 ndeshje në “timonin” e kampionëve të Superligës së Kosovës, e përkthyer me 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.
Mbyllja e komenteve nga klubi i Dritës
Poll






